Liqeni i Viroit, ka dalë nga shtrati i tij duke përmbytur aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Edhe pse në sasi të vogël për momentin, uji ka dalë në sipërfaqen e rrugës.
A2 CNN, raporton se është përmbytur thuajse tërësisht kantieri i rrugës së re të Viroit në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.

Nga vërshimi i lumit Drino jashtë shtratit, sipërfaqe të tëra tokash, vreshtash apo pemëtarie janë mbuluar nga uji.
Aktualisht, në zonën e Dropullit vijon ndërprerja e energjisë elektrike.

