Moti i keq në Kanada, aksidentohet autobusi, 53 pasagjerë të lënduar

53 persona janë plagosur në Kanada, pasi një autobus u aksidentua. Ngjarja ka ndodhur në lindje të Vankuverit, që është goditur nga stuhi të forta dëbore në ditët e fundit.

Të plagosurit janë dërguar në tre spitale të ndryshme dhe shërbimet shëndetësore kanë mobilizuar stafin e njësisë së kujdesit intensiv. Autoritetet megjithatë nuk ishin në gjendje të jepnin informacione të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në Ontario, moti i keq nxori nga shinat një tren mallrash të shtunën, duke rezultuar në anulimin e të gjitha shërbimeve të sotme Toronto-Otava dhe Toronto-Montreal. Më herët, rënia e një peme mbi një vagon dhe ndërprerjet e energjisë elektrike shkaktuan vonesa të gjata në shërbimet e trenave. Shumë pasagjerë që donin të udhëtonin nga Otava në Toronto u detyruan të prisnin gati 18 orë dhe disa vendosën të largoheshin me makina.


Shtuar 25.12.2022 21:00