Moti i keq mbërthen vendin! Dëbora arrin deri në 30 centimetra në Korçë dhe Kukës

Moti i keq, me temperatura të ulëta ka përfshirë të gjithë vendin, teksa në Korçë dhe Kukës janë regjistruar reshje të dendura dëbore.

Në Korçë bëhet me dije se trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 centimetra në disa zona. Momentalisht nuk raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike, teksa të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Kukësit, ku trashësia e dëborës në Shishtavec, Valbonë e Qafë Prush ka shkuar deri në 30 centimetra.

Edhe në Kukës, deri në këto momente, nuk raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, teksa edhe akset nacionale janë të kalueshme.


Shtuar 6.03.2022 09:14

Tags: , , ,