Moti i keq/ Kukësi dhe Tropoja shfaqin probleme me energjinë elektrike, bllokohen disa rrugë

Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme në Tropojë dhe Kukës. Kjo ka bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike në shumë zona. Konkretisht pa energji elektrike janë fshatrat Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë.

Ndërsa në në bashkinë Tropojë, pa furnizim janë fshatrat Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj, si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj. Disa zona në Kukës janë nën ndikimin e reshjeve intensive të shiut.

Kjo ka bërë që rrugët nacionale dhe bashkiake, të bllokohen. Punonjësit e emergjencave dhe autoritetet lokale kanë shkuar në terren. Ata janë duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara.


Shtuar 10.01.2026 20:17