Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton masat për aktivitetin e mjeteve lundruese

Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat e reja për aktivitetin e mjeteve lundruese.

Në njoftimin e saj, Drejtoria përshkruan masat që nisin me ndalimin e lejes për mjetet e vogla lundruese duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit të datës 05 Nëntor deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu thuhet se mjetet e vogla janë njoftuar që të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftim mbi situatën e përkeqësimit të motit në Republikën e Shqipërisë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 datë 05.11.2023 era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, forca e detit deri 6-8 bft, shpejtësia e erës do jetë 15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.

Si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e më poshtme:

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATËS 05.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT.

JANË NJOFTUAR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023.


Shtuar 4.11.2023 15:14