Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 7 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 12m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.


Shtuar 9.10.2025 17:51

Tags: ,