Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet alternime vranësirash dhe kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu prej orëve të para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit.

Nga orët e mëngjesit deri në mesditë reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët e lokalisht në veriperëndim shtrëngata afatshkurtra.

Prej orëve të mesditës deri pasdite reshjet e shiut priten të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal deri në orët e vona të pasdites.

Gradualisht pas orëve të pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen në male.

Temperaturat maksimale do të rrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug era do të arrijë shpejtësi shpejtësi 7-13m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.


Shtuar 24.09.2025 16:49

Tags: ,