Moti bën kthesën e fortë të dielën, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Në relievet malore në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, permirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike pritet për diten e diel, ku moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.


Shtuar 20.12.2024 16:43

Tags: ,