Në vendin tonë, do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga perëndimi i Europës, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.