Mot i keq dhe erëra të forta sjellin probleme në Shkodër, rënie pemësh dhe inertesh në disa segmente rrugore

Në Bashkinë Shkodër, moti i keq dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika. Në rrugën “Martin Camaj” janë shënuar rënie pemësh, të cilat janë pastruar menjëherë nga punonjësit e Shërbimeve Publike.

Ndërsa në Bashkinë Fushë-Arrëz, reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar rënie inertesh në segmentet rrugore Fushë-Arrëz – Fierzë dhe Fushë-Arrëz – Iballë.

Nga raportimet e deritanishme, në pesë bashkitë e qarkut Shkodër — Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz — nuk janë evidentuar situata të tjera emergjente.