Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike, e thirrur nga kreu i Grupirt Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
Mësohet në mbledhje pa pasur përplasje të qëndrimeve nga një pjesë e krerëve të degëve. Ai i Mirditës, Mark Ruçi, ka konfirmuar kandidaturën me Alibeajn në Mirditë disa ditë më parë, ka deklaruar se PD zyrtare duhet të dale në zgjedhjet e 14 majit me 61 bashki.
Ndërkohë, kreu i Degës së Durrësit, Joni Myshketa, është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por duhet të ruhen nga një përçarje e mëtejshme.
Kryetari i degës së PD në Kuçovë, u shpreh kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD duhet të futet patjetër me kandidat.
Dhurata Çupi këmbënguli që PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas saj, Alibeaj dhe Bardhi duhet të bëjnë të pamundurën për bashkimin me Berishën. Në të kundërt, sipas saj rrezikojnë zvogëlim akoma më të madh nëse ndahen.
Përsa i përket Tiranës, emrat e kandidatëve të propozuar janë: Roland Bejko, Rudi Erebara, Jonila Godole.