Moska mohon sulmin me raketa në Kiev

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se nuk ka goditur asnjë objektiv brenda Kievit dje, duke thënë se ka goditur vetëm objektet energjetike që lidhen me “sistemin e komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës”.

Kjo është pavarësisht pamjeve që shfaqen të ndërtesave të dëmtuara në qytetin e Kievit dhe një qytet aty pranë.

Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 10 persona u vranë në sulmet.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se Forcat e Armatosura ruse “kishin nisur një sulm masiv ajror, detar dhe tokësor me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë kundër sistemit të komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës dhe objekteve të lidhura me energjinë”.

“Dëshiroj të theksoj se asnjë goditje e vetme nuk është bërë në objektiva brenda qytetit të Kievit,” tha ai.

Ai pretendoi se shkatërrimi i parë në Kiev ishin raketa mbrojtëse ukrainase që binin mbi qytet.

Ukraina ka thënë se Rusia lëshoi 70 raketa dje, duke synuar infrastrukturën kritike dhe zonat civile./albeu.com

Shtuar 24.11.2022 14:27