Mosbindja civile e opozitës, Flamur Noka fik makinën e tij në mes të rrugës: Nuk ndalemi!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka fikur automjetin e tij në zonë e mbikalimit të Kamzës për të bllokuar rrugën, bashkë me automjete të tjera siç ishte lajmëruar më herët nga opozita.

“Sot është hapi i dytë i mosbindjes civile, kemi zgjedhur këtë strategji në akset rrugore për t’i bërë thirrje narkoregjimit, zgjidhje politike për opozitën, qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është një akt për të sensibilizuar opinionin dhe bërë thirrje narkoregjimit: ndal terrorin ndaj opozitës, burgosjet politikë nuk e trembin opozitën, jemi në këmbë derisa kauza jonë të triumfojë”, tha Noka.

6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.


Shtuar 29.10.2024 17:16