Këto insekte bezdisëse tërhiqen më shumë ndaj 5 tipe personash, ndaj nuk është çudi që ju mund ta gjeni veten në listën e mëposhtme
1. Ju jeni shtatzënë
Të lidhura
None found
Nëse jeni shtatzënë, mushkonjat kanë më shumë gjasa t’ju pickojnë, pasi trupi juaj liron disa aroma unike ndaj të cilave mushkonjat tërhiqen shumë si: dioksid karboni, acid laktik dhe acid uric.
2. Jeni të djersitur
Prodhimi i acidit laktik gjatë kohës që trupi i njeriu djersitet tërheq mushkonjat.
3. Grupi i gjakut
Siç kanë njerëzit ushqime të preferuara dhe mushkonjat duken se tërhiqen më tepër na grupi i gjakut 0. Ndërkohë ai A është grupi i gjakut më pak i dëshiruar nga mushkonjat !
4. Parfumi apo kolonjat e ndryshme
Mushkonjat tërhiqen nga erëra të forta dhe ëmbëlsia e parfumit apo kolonjës.
5. Ju jeni mbipeshë
Dioksidi i karbonit është si karamele për mushkonjat. Nëse jeni mbipeshë, ju prodhoni më shumë dioksid karboni e si pasojë tërhiqni më shumë mushkonjat.
