Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në SAUK.
Dy vajza humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i Audit, Klevis Ruçaj, 20 vjeç humbi jetën në spitalin e Traumës pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra.
Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, Ruçaj shihet se ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë dhe lëvizte përherë me mjete të shpejta. Më poshtë, janë disa nga videot që ai vetë ka publikuar në llogarinë në Tik Tok.
@klevrucaj ?#fyp ♬ original sound – ???????
@klevrucaj #fyp #capcut #viral ♬ Originalton – LA LOCO
@klevrucaj #fyp ♬ original sound – ?
Si ndodhi aksidenti
Audi luksoz i drejtuar nga 20-vjeçari doli nga rruga duke çarë hekurat e rrethrrotullimit pranë TEG dhe ra në autostradën poshtë tij, ku aksidentoi një mjet tjetër.
Tre personat që ndodheshin në mjetin tip “Honda” mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Kurse Klevis Ruçaj dhe dy pasagjeret vajza (ende të paidentifikuara) që ai kishte në makinën e tij, kanë ndërruar jetë. /Albeu.com/