Pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.
“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”, u drejtohen protestuesit uniformave blu dhe gardistëve.
Ata janë ngritur në protesta për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit.
Ndërkohë gardistët kanë shtyrë të moshuarit dhe nuk i kanë lejuar të afrohen drejt oborrit të Parlamentit.
Protestuesit kërkojnë të dalin perpara hyrjes së Kuvendit, por nuk lejohen nga Garda dhe efektivët e policisë./Albeu.com