“Mos penalizoni Kombëtaren, mos hidhni objekte në fushë”, vjen thirrja e parë në Air Albania

Merr fund pritja, bilbili sinjalizon nisjen e sfidës Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Prej mesditës kryeqyteti është veshur kuqezi, ndërsa tifozë të shumtë kanë krijuar atmosferë elektrizuese.

Sylvinho publikoi pak caste më parë formacionin, 11 ‘të besuarit’ e tij që do të nisin sfidën kundër Serbisë.

Formacioni Shqipërisë ndaj Serbisë (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja.

Formacioni i Serbisë (3-5-2): Petroviç, Erakoviç, Milenkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Lukiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.


Shtuar 7.06.2025 21:02