“Mos merr vendime në kokën tënde’’, Rama i përgjigjet qytetarit: I bëjmë në emër të popullit, për këtë punë na dha mandatin e tretë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është konfliktuar në rrjetet sociale me një person i cili i ka kërkuar llogari mbi strehimin e afganëve në vendin tonë.

Qytetari e ka krikuar në Facebook kryeministrin Rama për vendimin për të strehuar afganë në Shqipëri.

Mesa duket personi në fjalë nuk është kundër ardhjes së afganëve, por i shkruan Ramës se merr vendime në kokën e tij pa u diskutuar me asnjë.

“O Edi ti po sillesh sikur t’a kesh cliruar ti ket vend, dhe po e përdore sikur te jete pron e jotja ,nuk jam kundra emigranteve po jam kundra sjelljes Tana ,te duket vetja se je baba i gjith kombit dhe i merr vendimet vete pa e diskutu me njeri ,mos harro se nuk ashte pron e jotja Shqiperia ,kan luftu te tjere ,ti e gjete gati prandaj cdo vendim qe ka te beje me te ardhmen e shqipetareve mos e merr me koken tane”- shkruan Qemal Pirra.

Ndërkohë përgjigjja e Ramës ka qenë e shpejtë, duke e siguruar se nuk i merr vendimet vetë, por me autorizimin e popullit që i dha mandatin e tretë.”

“Qemal Pirra jo aspak, vendimet i marrim me autorizimin e popullit qe na dha per te treten here besimin qe te bejme pikerisht kete, te marrim vendime e te bejme me te miren per Shqiperine!”- i kthehet Rama.

Shqipëria ka vendosur të strehojë refugjatë afganë me kërkesë të SHBA. Të njëjtën linjë kanë mbajtur edhe vende si Maqedonia e Veriut apo Kosova./albeu.com

 


Shtuar 16.08.2021 13:21