“Mos më shaj nga nëna”, plas grushti gjatë konferencës për shtyp të boksierëve (VIDEO)

Një konflikt mes boksierëve ka përfunduar në grushta e shkelma mes tyre gjatë një conference për shtyp.

Dueli i 6 nëntorit mes boksierit meksikan Saul Canelo Alvarez dhe amerikanit Caleb Plant ka nisur më herët nga cfarë ishte parashikuar, pasi protagonistët nuk i kanë “zbutur” dot gjakrat.

Një konferencë e përbashkët mes këtyre dy boksierëve, kampion të peshave të mesme, ka përfunduar ne sherr, shtyrje mes tyre dhe më pas në grushta e shkelma.

Gjatë kohës që ishin “ballë për ballë”, dy boksierët po flisnin mes tyre dhe në një moment është Canelo Alvarez që shtyn Plant. Ky i fundit reagon duke e grushtuar rivalin dhe po të njëjtën gjë bën edhe meksikani. Menjëherë kanë ndërhyrë stafet përkatëse dhe forcat e sigurisë për të ndalur dy boksierët.

Sipas Canelo Alvarez 56 fitore, 1 humbje e 2 barazime, ka qenë Plant (21 fitore, 0 humbje) ai që e ka provokuar, duke e fyer nga familja. “Mos fol për nënën time”, ka qenë komenti i meksikanit. Ky incident ka bërë që situata të jetë e tensionuar dhe sfida mes tyre, për unifikimin e titujve kampionë, të jetë e fortë./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 14:49