Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në profilin e tij në Instagram, aktori i njohur njëkohësisht dhe ish-banori i “BBVA4”, Laert Vasili i bafasoi të gjithë me lëvizjen e tij.
Bëhet fjalë për një foto ku ai shfaqet pranë një makinë, në targat e së cilës shkruhej: Mos ma prek Valbonën.
Në rrjet u përfol shumë se ky mund të jetë një dedikim për gazetaren e njohur, Valbona Mhilli, me të cilën Laerti përjetoi një romancë gjatë rrugëtimit të tyre në “BBVA4”.
Madje aludohet se ky postim mund të mbetet një kunjë ndaj gazetares, pasi pas përfudnimit të rrugëtimit të tyre në spektaklin në fjalë, marrëdhënia mes dyshes u ftoh goxha. Të dy ata janë shprehur se nuk ka falje për palën tjetër.
E mesa duket, teksa ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, shumë pranë fshatit turistik, Valbonë, Laerti ka gjetur rastin për të tërhequr vëmendjen e saj me një foto të tillë.
Nga ana e gazetares nuk ka patur ndonjë reagim në lidhje me postimin e bërë. Por para 4 ditësh dhe ajo ka postuar në një zonë malore.
Nuk dihet nëse ata janë apo kanë qenë bashkë. Kjo pritet për t’u parë me kalimin e kohës.