Ajo ka publikuar së fudmi një mesazh që ka marrë nga një ndjekës, i cili i “tërheq veshin” se nuk ka bërë një postim në nder të ish presidentit Bujar Nishani.
“Beniada, sido që të keni shkuar me familjen e xhaxhi Bujarit, ti duhet ta kishe nxjerrë te faqja jote se ai është gjaku jot. Mos i humb vlerat që ke marrë”, thuhet në mesazhin që ka shkruar ndjekësi.
Mirëpo, ky mesazh nuk është pritur mirë nga modelja, e cila ka vendosur t’i përgjigjet publikisht.
Ndërsa ka sqaruar lidhjen fisnore që ka me ish kreun e shtetit, që ndërroi jetë pak ditë më parë, Beniada shprehet se dhimbja dhe respekti për një person nuk tregohet përmes Instagramit. “Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nesh nuk tregohet nga Instagrami.
Se kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai por kushëriri i babit. Mendoj se komentet në këto raste është më mirë ti mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. Faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan. Beniada”, shkruan Beniada.