“Mos i besoni propagandës”, redaktorja ndërpret edicionin e lajmeve në Rusi me një pankartë kundër luftës

Mbrëmjen e djeshme një incident është regjistruar në një program lajmesh në Rusi te Channel 1, që është e kontrollua nga shteti. Redaktorja e lajmeve në këtë televizion, është futur në studio me një pankartë me thirrje kundër luftës në Ukrainë duke ndërprerë kështu edicionin e lajmeve.

Zëri i saj mund të dëgjohej gjatë transmetimit duke thënë “Jo luftës! Ndaloni luftën!”. Ndërsa në pankartë shkruhej “jo luftë, ndaloni luftën, mos i besoni propagandës, këtu po të gënjejnë”.

Pas këtij veprimi, redaktorja nuk dihet se ku ndodhet.

Lajmet televizive ruse kontrollohen fort nga Kremlini dhe pasqyrojnë vetëm versionin rus të ngjarjeve në Ukrainë./albeu.com

 

Shtuar 15.03.2022 08:26