Ditën e sotme u nda nga jeta ish-presidenti Bujar Nishani.
Ndarja e tij nga jeta erdhi si pasojë e efekteve afatgjata të Covid-19, të kombinuara me sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese.
Ndarja e tij nga jeta ka tronditur demokratët, teksa PD ditën e sotme mblodhi Këshillin Kombëtar të saj për të zgjedhur Kryesinë.
Ndërkohë emri i tij po votohej gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar të PD-së, për Kryesinë e re.
Teksa anëtarët e Komisionit po numëronin votat, morën lajmin e trishtë për vdekjen e Nishanit.
Një prej anëtareve i tregoi kolegut të saj në celular lajmin.
“O, mosss”, dëgjohet duke thënë ai.
Ndërsa ajo shton: “Sapo”./albeu.com/