Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” , historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.
Kemi parë shpesh në Shqipëri dasma ku dhëndri e merr nusen me helikopter, me pajton, por një dasëm me karotrec nuk kishim parë asnjëherë.
Të lidhura
None found
Emanueli dhe Rovena dy të rinjtë lezhjanë kanë rrëfyer në Vizion Plus, emocionet e asaj dite dhe surprizat e pazakonta.
Emanueli ka rrëfyer se më shumë se e tij, ishte ideja e shokëve që t’i bënte këtë surprizë Rovenës ditën e dasmës, duke e lidhur edhe me punën që ai bënte.
“Më tha një shok që ta merrja nusen me karotrec, por i thashë jo pasi nuk e dija se si do ta priste Rovena. Por më pas ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh Emanueli.
Nga ana tjetër Rovena tha se edhe pse në momentin e parë ju duke e pazakontë e shijoi shumë këtë surprizë.
