Këtë të enjte, Besnik Brahimi, i cili mori mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Tom Doshit, u betua në Kuvend.
Gjithashtu, në Kuvend u betua sot edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate Shkurt Lasku, i cili mori mandatin pasi Sabina Jorgo dha dorëheqjen nga ky post.
Kujtojmë se Besnik Brahimi mori mandatin e deputetit për qarkun Shkodër, pas dorëheqjes së Tom Doshit nga funksioni i deputetit, i cili më 12 shtator dorëzoi kërkesën e tij për heqje dorë në Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve.
Besnik Brahimi, ishte kandidati më i votuar në listën e hapur të PSD-së në Shkodër, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025, dhe sipas radhës përfaqësuese, mandati i takon atij.