Majlinda Cara e PS është konfiruar për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Kurbinit, pas zgjedhjeve të 14 majit.
Sot, në një dalje për mediat, Cara ka falenderuar bashkëqytetarët e saj që e kanë votuar dhe ka premtuar se 4 vitet e ardhshme do të punojë për të çuar përpara Kurbinin.
“Faleminderit dhe irënjohëse pafund për bashkëqytetarët e mi që më besuan të drejton Bashkinë Kurbin dhe për një mandat tjetër. Falemindërit kryeministrit Rama për mbështetjen, drejtuesin politik zotin Ulsi Manja dhe gjithë ekipit. Kurbini tregoi se do të eci përpara për të mbaruar të gjitha punët dhe për ta cuar përpara me zhvillimin e mëtejshëm të tij. Do jem në krye të punevë të Kurbinit 4 vitet e ardshme sic bëra në mandatin e parë”, tha Majlinda Cara.