Mori leje për t’u betuar si eurodeputet në PE/ Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit, shoqërohet nga Petro Gjikuria

Eurodeputeti Fredi Beleri, pa përfundimit të lejes 5 ditore për t’u betuar si anëtar i PE në Strasburg, është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit.

Beleri shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë Himarë, Petro Gjikuria.

Kujtojmë se Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash. Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.


Shtuar 20.07.2024 17:37