Mori kredi në emër të një personi tjetër, vihet nën hetim 36-vjeçari në Vlorë

Policia ka vënë nën hetim një 36-vjeçar në Vlorë, pasi ka marrë kredi në emër të një personi tjetër.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Y. V., banues në Vlorë, se nëpërmjet mashtrimit, shtetasi G. H. ka marrë një kredi në emër të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu hetim ka nisur dhe për 3 familjarë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit A. B., 46 vjeç, U. B., 52 vjeç dhe I. B., 45 vjeçe, banues në  Vlorë, sepse gjatë një konflikti midis tyre kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 1.02.2022 11:30

Tags: