Pas videos virale ku avokati i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj, përdorte një karrocë supermarketi për të marrë dosjet e klientit të tij jashtë ambienteve të SPAK, avokati ka shpjeguar për mediat se çfarë përmbajnë saktësisht ato dosje.
Sipas tij, dosjet e marra nga gjykata nuk japin asnjë material apo rezultat për hetimin e Safet Bajrit.
Sakaq, avokati deklaroi se do t’i kërkojë gjykatës për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre.
“Janë një sërë materialesh të marra nga Prokuroria e Posaçme, janë materiale ndër vite, procedime të vjetra, procedime të hapura të pushuara, vendime fillimi, vendime mosfillimi, ndarje procedimesh, bashkim procedimesh, por nisur nga forma dhe përmbajtja, nuk japin rezultat për hetimin. Ndaj do t’i drejtohem gjykatës për të kërkuar pavlefshmërinë e tyre. Nuk ka prova që lidhen me klientin tim”, është shprehur avokati.
