Mori gjobë për parkimin e automjetit para SPAK, reagon Balliu: Policia nuk veproi njëlloj edhe me “Lepurushin me Morra”

Në një postim në rrjetet sociale, kordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në momentin që po hynte në godinën e SPAK, ku u thirr për t’u pyetur si person në dijeni për Inceneratorin e Tiranës.

Balliu tha se deklarata e Veliajt se makina e tij kushtonte 100 mijë euro, është e pavërtetë, pasi vlera reale e automjetit është shumë më e ulët.

Gjithashu, Balliu shtoi se edhe gjoba e marrë nga policia për shkak të parkimit para godinës së SPAK, ishte i drejtë, por se e njëjta linjë duhet të ndiqej për të gjithë, jo vetëm për disa.

Postimi i plotë:
Një shpjegim për lal-hajdutin, të vetmin sovjetik italian Karlo Bolino si dhe Çorape-Bazen.
Makina ime nuk kushton 100.000 euro madje ua shes për 11.000 mijë, sepse afro 13.000 mijë 💵 e kam blerë. Së dyti, policia ka bërë shumë mirë që më ka gjobitur sot, sepse e kisha parkuar makinën gabim. Por policia nuk bën mirë që njëlloj siç më gjobiti mua e shumë qytetarë të tjerë sot, nuk vepron njëlloj dhe me “Lepurushin me Morra”, që dikur këndonte artisti i paparë Kastro Zizo.


Shtuar 30.04.2024 11:51