Mori gërshërët dhe shkoi në komisariat për të kërcënuar policin, arrestohet 57-vjeçari në Fier

Patos

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas në ambientet e stacionit të Policisë Patos, duke u konfliktuar me punonjësin e Policisë, ju sqarojmë se:

Shtetasi B. H., 57 vjeç, banues në Rërës, Patos, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier.

57-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier dhe po kryhen veprimet nga OPGj i Prokurorisë për arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”


Shtuar 16.09.2022 20:34