Morën peng 21-vjeçarin në Fier, dalin emrat e 2 të arrestuarve

Mbrëmjen e djeshme, shtetasit Kejvi Brahimllari dhe Elisjano Abazaj, morën peng 21-vjeçarin Hristo Tahiraj për 3 orë, ku bëhet e ditur që i riu është dhunuar.

Tashmë janë siguruar emrat e 2 prej personave të arrestuar për pengmarrjen e 21-vjeçarit Hristo Tahiraj në fshatin “Ferras” të Fierit.

Mësohet se në pranga kanë rënë Kejvi Brahimllari dhe Elisjano Abazaj, të cilët kanë marrë peng për 3 orë të riun dhe e kanë dhunuar.

Në kërkim është shpallur A.Z, ndërsa është arrestuar edhe efektivi i forcave “Shqiponja”, Gestian Ymeraj, pasi nuk ka kallëzuar në polici rastin ku autorët rezultojnë të jenë familjarë të tij.


Shtuar 16.12.2023 10:23