Morën makinë me qira dhe u aksidentuan, gjendet mjeti i përmbysur në Vlorë-Kuç, asnjë shenjë nga shoferja dhe pasagjerja

Një automjet tip është gjetur i përmbysur në aksin rrugor Vlorë-Kuç ditën e sotme.

Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona, teksa rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.

Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacione paraprake

Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskwagen”.

Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.

Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme.

 


Shtuar 13.08.2023 17:32