Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion droge ku gjeti 612 bimë kanabis.
“Shtëpia e barit” ndodhej në një fermë të vjetër shpendësh në zonën e Bassa del Montsià, në komunën e Ulldecona
Gjatë operacionit u arrestuan dy persona me kombësi shqiptare, bëjnë me dije mediet spanjolle.
Agjentët mësuan se në këtë zonë kompania e energjisë elektrike kishte konstatuar humbje të konsiderueshme të energjisë. Pas kontrolleve ata zbuluan ekzistencën e një plantacioni marijuane.
Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, i cili prej disa kohësh e kishte dhënë me qira. Fillimisht u bënë kontrolle dhe u zbuluan lidhje të paligjshme energjie në fermë.
Më pas gjatë kontrollit në ambientet e brendshme u gjetën bimët e kanabsit dhe dy shqiptarët, të cilët pranun se ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit.
Dy të arrestuarit janë të moshës 27 dhe 19 vjeç./albeu.com