Monza pa frena, Galliani piketon lojtarin e kombëtares shqiptare në merkato

Serie A do t’i shtohet këtë sezon edhe Monza e cila u promovua nga Serie B, ku në përbërje kanë si president Silvio Berlusconin dhe si administrator kanë Adriano Galliani.

Galliani është ai që po realizon merkaton e Monzës, të cilën po e ndërton pothuajse nga e para. Galliani ka realizuar deri më tani disa goditje të rëndësishme për një ekip si Monza. Ranoçhia, Pesina, Sensi, Kranjo, Carboni dhe Birindelli janë deri më tani transferimet e realizuara.

Ata gjithashtu po mendojnë edhe një emër të madh për repartin e sulmit, ku të piketuar janë Petagna i Napolit, Pinamonti i Interit dhe Mauro Icardi i PSG-së.

Së fundmi, Galliani ka vendosur në kllapa emrin e lojtarit të Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Ky operacion apo kjo përpjekje, do të jetë e vështirë pasi Gjimshiti ka mundësinë të aktivizohet në Evropë me Atalantën. / h.ll/albeu.com


Shtuar 13.07.2022 15:20