Monika Kryemadhi uron Metën në 56-vjetorin e lindjes: Dhuratën më të bukur do ta marrësh…

Këtë të hënë, Monika Kryemadhi, ka uruar në rrjetet sociale presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta në 56-vjetorin e lindjes.

Ajo i uron edhe 100 Metës dhe se shpreson që dhuratën më të bukur ta marrë më 11 maj.

“Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë”, shkruan Kryemadhi.

 


Shtuar 24.03.2025 10:11