Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen me të zeza (VIDEO)

Ditën e sotme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në SPAK. Kryemadhi u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje.

Gjatë hyrjes në Prokurori, ajo tha për gazetarët se orari i paraqitjes i ishte shtyrë me një orë, ndërsa tha se do të fliste me ta pasi të dilte, teksa u pyet se përse ishte veshur me rroba të zeza.

Të lidhura

None found

“Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.

 


Shtuar 5.05.2025 13:19