E veshur me veshje sportive, që e tregojnë në formën më të mirë fizike, deputetja Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa! Në këtë rrëfim për shëndetin dhe sportin ajo ka falenderuar trajnerin e saj Ari Agovi i cili zbuloi për “FitStation” në News24 sesi është të punosh me Monika Kryemadhin.
“Monika erdhi që të shtonte peshë, ka ardhur 55 kilogramë. Ajo kishte humbur shumë kilogramë dhe kjo kishte ndikuar që të humbiste dhe shumë masë muskulare. Ishte e dobët, shpatullat i ishin ngushtuar, i ishte prishur postura. Kemi punuar me pesha dhe kemi arritur tani deri në 62 kilogramë”- tha Ari Agovi.
Moderatorja: A është ajo një kliente kërkuese, me kërkesa që shpesh herë bëhen të bezdisshme për trajnerët?
Ari Agovi: Ajo është nga ato kliente që të beson ty në çdo gjë, është shumë luftarake, bën çdo ushtrim që i thua dhe ankohet kurrë.