Ministri i Brendshëm i Ukrainës u detyrua ulej në tokë për t’u mbrojtur nga predhat e separatistëve pro-rusë.
Sulmet ndodhën gjatë një vizite që ai zhvilloi në vijën e parë të konfliktit tetë-vjeçar me separatistët pro-rusë të shtunën.
Gazetarët që shoqëronin ministrin, Denys Monastyrsky thanë se zona u vu nën breshëri të befasishme gjatë vizitës së ministrit për t’u takuar me trupat dhe për të inspektuar zhvillimet pranë Novoluganske, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore./albeu.com/