Momenti kur burri i ish-ministres shqiptare godet me shuplakë policin në protestë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës që partia e tij organizoi të shtunën para Qeverisë.

Gjatë tensioneve në protestë, Molliqaj është filmuar teksa ka goditur me shuplakë zyrtarin e policisë.

Të lidhura

None found

Vetë Molliqaj ka akuzuar Policinë se është e ndikuar politikisht teksa policët i ka quajtur të pasjellshëm.

“Manifestimi i sotëm nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e njerëzve që u vetorganizuan, madje sollën edhe parrulla me vete; nuk do të ishte i mundur pa gazetarët që kanë informuar rregullisht dhe drejt mbi rritjen e çmimit të rrymës, por edhe lajmet për protestën. Ky bashkim nuk është bashkim në shërbim të askujt veçanërisht. Ky lloj mobilizimi është i mundur vetëm kur ndërmjetësohet dhe ka në qendër interesin publik. Përpara”, ka shkruar ai në Facebook.

E sipas PSD-së, dhuna është ushtruar nga Policia e jo nga ta. Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, ka publikuar një video ku disa policë e shtyjnë Molliqajn nga objekti i Qeverisë.

Molliqaj edhe në një protestë të mëhershme, sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, kishte nxitur reagime pasi kishte nxjerrë nga vetura një zyrtar shtetëror, ndërsa pastaj protestuesit kishin thyer veturën.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka iniciuar hetim ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, për goditjen që i dha një zyrtari policor gjatë protestës së sotme.

Policia thotë se gjatë protestës së sotme, të organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës, disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

“Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim./albeu.com/


Shtuar më 30.01.2022 09:57

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş