Momenti i arratisjes më spektakolare nga burgu (VIDEO)

Një nga arratisjet më spektakolare në botë është filmuar nga kamerat e sigurisë në një burg kinez.

I gjithë aksioni ka ndodhur gjatë natës. I burgosuri me shpejtësi dhe veprime të ngjashme me të një majmuni ngjitet në hekura deri në tarracën e një objekti brenda burgut.  Arrin ti shmanget gardhit elektrik dhe më pas me litar e prish atë.

Më pas hipën në një godinë tjetër dhe nga aty hidhet nga një lartësi jo fort e vogël për të dalë jashtë burgut.

Në fillim i burgosuri nuk lëviz dhe u mendua se ai kishte vdekur por më pas ai shihet të ngrihet dhe të vrapojë.

Më pas një grup gardistësh nisin ta kërkojnë por i dënuari ishte zhdukur nga sytë këmbët. Më pas ai u ri-kap.

I arratisuri quhej Zhu Xianjian dhe kishte punuar si minator. Në 2013 ishte arrestuar pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe kishte plagosur me thikë një grua./albeu.com/


Shtuar 2.12.2021 08:30