Kryeministri Rama gjendet sot në Samitin e Brdos në Slloveni.
Mbërritja e tij është shoqëruar me batuta dhe caste pikante pasi Rama është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili la në mes intervistën për kryeministrin shqiptar.
Pastaj Rama takoi homologun e tij holandez Mark Rutte me të cilin ndodhi një moment I sikletëshëm para futjes në samit.
Rutte fton Ramën të futet i pari në godinë, por kjo gjë nuk pranohet nga kryeministri shqiptar i cili këmbëngul që të ishte homologu holandez, ai që futet i pari në godinë.
Pas disa sekondash “përplasje” para -pas, në fund është Mark Rutte që dorëzohet dhe ecën i pari.
“Futu ti i pari”; “Jo, jo”; “Futu ti,”- dëgjohet në sfond.
Samit i Ballkanit Perëndimor në Slloveni mbahet në kuadër të rikonfirmimit dhe angazhimin e BE për procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra rreth tij, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe në parimin e meritave të gjithsecilit”. /albeu.com/