Moldavia ka frikë se do të “zhytet” nga refugjatët ukrainas

Moldavia mund të “zhytet plotësisht” nga refugjatët nëse përplasjet e vërejtura në pushtimin rus të Ukrainës afrohen më pranë kufirit të saj, paralajmëron ministri i jashtëm i vendit.

I pyetur për rrezikun e mundshëm për vendin e tij nga Rusia, Nicu Popescu  i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i vendit  u thotë gazetarëve “supozimi ynë është se ne nuk jemi një objektiv, por jemi në një zonë shumë të rrezikshme”.

Ai pranon se ka “ankth” në popullatë dhe “një shkallë frike”, përpara se të shtojë se vendi do të marrë disa vizita nga përfaqësuesit e BE dhe shtetet anëtare në ditët e ardhshme.

Mbi gjysmë milioni civilë janë larguar nga Ukraina , sipas OKB-së, duke kaluar kufijtë drejt vendeve fqinje në perëndim, duke përfshirë Moldavinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Hungarinë.


Shtuar 1.03.2022 15:53