“Model që duhet nderuar!” Presidenti Begaj reagon pas aktit heroik të Arben Anamalit në Shkodër, sakrifikoi veten për turistët

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku kapiteni 51-vjeçar Arben Anamali humbi jetën pasi shpëtoi nga mbytja dy turistë.

Kreu i shtetit e cilësoi Anamalin si një shembull heroizmi dhe modeli shoqëror që duhet nderuar.

“Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51-vjeçar nga Shkodra për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja, duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik,” shkruan Presidenti Begaj.

Ai shprehu gjithashtu solidaritetin e tij me familjen e të ndjerit:
“Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje.”

Ngjarja ka prekur opinionin publik, ndërsa shumë qytetarë dhe figura publike kanë vlerësuar aktin e jashtëzakonshëm të kapitenit që sakrifikoi jetën për të shpëtuar të tjerët.


Shtuar 8.07.2025 22:59