Dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur u shpall mobilizimi i pjesshëm i ushtrisë ruse pothuajse një javë më parë.
Sipas agjencisë Interfax, rreth 98,000 qytetarë rusë kanë hyrë vetëm në Kazakistan që nga 21 shtatori, njoftoi të martën departamenti i migracionit i Ministrisë së Brendshme të Kazakistanit.
Më shumë se 8,000 rusë morën një numër personal identifikimi, i cili është një parakusht për regjistrimin dhe hapjen e llogarive bankare në vendin e Azisë Qendrore.
Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të dërgojë rreth 300,000 rezervistë për të mbajtur territoret e pushtuara pas një sërë humbjesh të pësuar nga ushtria ruse në Ukrainë. Prandaj ai urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të mërkurën e kaluar, gjë që shkaktoi panik tek shumë rusë.