Mjeti i tij “fluturoi” te diga e Liqenit, zbardhet dëshmia kontradiktore e Eldi Allushit

Aksidenti i orëve të para të së martës, në zonën e Liqenit Artificial, i ngjante një skene të filmave aksion.

Mjeti i 26-vjeçarit Eldi Allushi ka ngjitur kodrën nga rruga e Kosovarëve me një shpejtësi mbi 240 km/h dhe është përplasur me bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.

Pas aksidentit, i riu kishte marrë targat e mjetit dhe u arrestis, por pas disa orësh policia e arrestoi.

Gjatë marrjes në pyetje mësohet se ai ka dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht 26 vjeçari ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se i ka ngelur pedalja e gazit e takuar.

Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin./albeu.com


Shtuar 23.08.2023 10:53