Mjekëve u vonohet paga, Shoqata e Infermierëve: Nuk na kanë dhënë arsye, personeli ka frikë të flasë

Mjekë dhe infermierë nga spitale të ndryshme shtetërore kanë ngritur shqetësimin se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit dhjetor.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka thënë se  nuk iu është thënë asnjë arsye për vonesën dhe nuk kanë marrë përgjigje kur janë drejtuar tek institucionet ku punojnë.

Shoqata bën me dije se nga kontakti që kanë pasur me institucionet përkatëse, iu është thënë se paga do të kalojë brenda ditës së nesërme (data 20).

Më tej ata thonë se edhe kur ka abuzime, personeli ka frikë të flasë dhe asnjë sindikatë nuk është aty për t’i mbrojtur.

Reagimi:

Ndërsa jemi kontaktuar sot në mëngjes nga mjek dhe infermierë të spitaleve të ndryshme shtetërore si QSUT, Mbretëresha Geraldinë dhe nga personel i qyteteve të tjera në vend që ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor dhe nuk janë thënë arsyet pse paga ende nuk ka kaluar.

 

 

Edhe pse disa prej tyre janë drejtuar në institucionet ku punojnë dhe në bankën ku marrin pagën nga askush nuk kanë marrë përgjigje për këtë shqetësim.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve të Shëndetësisë ndërsa kanë kontaktuar me institucionet përkatëse kanë marrë konfirmimin që brenda ditës së nesërme (datë 20) i gjithë personeli do të marrë pagën e muajit dhjetor (por që nuk u dhanë asnjë arsye për një vonesë kaq të gjatë) kur në kontratë punonjësit e kanë që brenda javës së parë të çdo muaj (disa brenda datës 10) duhet të kenë marrë pagën.

Sërish problemi mbetet vetëm personeli që dhe kur abuzohet dhe u shkelën të drejtat kanë frikë të ngrenë zërin për veten e tyre dhe asnjë sindikatë nuk është në krah të tyre për t’i mbrojtur.
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë do vazhdojë të jetë zëri i personelit Shëndetësor në Shqipëri dhe do jetë krah tyre në çdo situatë. /albeu.com


Shtuar 19.01.2023 13:26