Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit.
Ditën e sotme ata kanë dalë sërish në protestë dhe kundërshtojnë ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet “nuk dorëzohemi para padrejtësisë”, edhe ditën e sotme studentët marshuan nga ambientet e Universitetit të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë u miratua edhe pagesa që studentët duhet të paguajnë nëse nuk firmosin kontratën që u mban peng për 5 vite diplomën.
Bordi i administrimit të Universitetit të Mjekësisë Tiranë ka përllogaritur koston e një studenti, në vlerën 240 mijë lekë të reja për një vit akademik.