Mjaftojnë pak minuta shi, përmbyten rrugët e Tiranës (VIDEO)

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë pasditen e sotme qytetin e Tiranës  ku janë shkaktuar edhe probleme.

 

Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.

Shiu është pasur edhe me rrëshqitje dherash në këtë aks duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve.

Në vetëm pak minuta shi edhe “Rruga e Kokonozve” në kryeqytet është përmbytur./albeu.com