Miu lë pa energji elektrike Gjirokastrën, mbeti pa drita 90% e qytetit

Një mi, ka lënë 90% të qytetit të Gjirokastrës dhe fshatrave pa energji elektrike. Brejtësi ka këputur disa siguresa të nënstacionit të Gjirokastrës, duke shkaktuar masë elektrike.

Është dashur ndërhyrja e ekipeve të OSSH për të gjetur defektin dhe më pas rikthimin e energjisë në zonë.

Shkëputja e energjisë ka zgjatur për rreth 30 minuta.


Shtuar 28.12.2022 13:39